75 Mall Live Search
15:42 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

​Trump privon Indinë dhe Turqinë nga marrëveshjet tregtare preferenciale

SHBA-ja do t’i japë fund marrëveshjeve tregtare preferenciale me Indinë dhe Turqinë pasi këto dy fuqi nuk respektojnë më kriteret që u mundësojnë atyre të përfitojnë nga ky program, njoftoi dje qeveria amerikane.

”Me kërkesë të presidentit Donald Trump, përfaqësuesi amerikan për Tregtinë njoftoi sot se SHBA-ja synonte t’i jepte fund statusit të akorduar për Indinë dhe Turqinë, të vendeve në zhvillim që përfitojnë nga SGP-ja, thënë ndryshe Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave, një program që u mundëson atyre një prani më të madhe në tregun amerikan”, shkruan në një deklaratë zyra e përfaqësimit amerikan për Tregtinë (USTR).

Dy shtetet do të tërhiqen njëkohësisht nga ky program, por për arsye të ndryshme.

Në lidhje me Indinë, USTR-ja theksoi mungesën e garancive të mjaftueshme për t’i lejuar në SHBA një qasje të drejtë dhe të arsyeshme në tregun e saj në shumë sektorë.