75 Mall Live Search
15:45 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Sermaxhaj: Drita na denoi dy herë në mënyrë rutinore

Ballkani të martën pësoi humbjen e 2-të rresht në Superligë. Kësaj radhe u mposht nga Drita 2-1 edhe pse pjesën e parë ekipi nga Suhareka e mbylli në epërsi.

Kjo disfatë i’a ka komplikuar punët skuadrës së trajnerit Sami Sermaxhaj i cili u shpreh i zhgënjyer me rezultatin.

“Sot hasëm në një kundërshtar që ka sulmues të shpejtë dhe me përvojë. Në pjesën e parë i mbajtëm nën kontrollë në mesin e fushës, mirëpo në pjesën e dytë qaluam në organizim dhe në mbrojtje. Na dënuan dy herë në mënyrë rutinore. Me këtë humbje vështirësohen edhe më tutje punët për ne” deklaroi Sermaxhaj për Supersport.

Ndeshjen e ardhshme Ballkani do ta luaj me Flamurtarin në fundjavë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.