75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Formohet këshilli për ngritjen e memorialit të masakrës së Prapashticës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka njoftuar për formimin e këshillit iniciativ për ngritjen e memorialit përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të masakrës së Prapashticës.

Nga 5 deri me 11 janar të vitit 1921 u vranë mbi 2 mijë persona, ku vetëm në Prapashticë dhe Keqekollë ishin vrarë në mënyrë mizore 1534 persona.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me z. Ajvaz Abazi, z. Ramadan Latifi, znj. Fiknete Bejta, z. Bekim Ibrahimi dhe z. Islam Jusufi, formuam këshillin iniciativ për ngritjen e memorialit përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të Masakrës së Prapashticës, ku për më pak se një javë, nga 5 deri me 11 Janar të vitit 1921 u vranë mbi 2000 persona, ku vetëm në Prapashticë dhe Keqekollë ishin vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore 1534 persona. 
Këtu vlenë të theksohet mbijetesa e një foshnje gjashtë javëshe që në ato momente ishte në djep, i cili u gjet i gjallë pas dy dite nga banorët e zonës të cilët kishin arritur ti shmangëshin më të keqës. Kjo foshnje mbijetoi, u rritë dhe jetoi afërsisht 80 vite i cili fatmirësisht ka lënë trashëgimtarë pas vetës.
Uroj që kjo iniciativë të jetësohet për ti shërbyer memories kolektive.

I përjetshëm kujtimi për ta./Indeksonline/