75 Mall Live Search
20:22 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj: Këtë javë platforma e dialogut në Kuvend, mundësi e mirë për unifikim

Bashkëkryesuesi për Dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Twitter’ se platforma për dialog këtë javë do të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Limaj thotë se kjo është mundësi e mirë për unifikim.

“Pres që Kuvendi ta votoj platformën dhe kështu Kosova të ketë një qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Twitter’.