75 Mall Live Search
22:35 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Infermieret që punojnë natën janë në rrezik të kalojnë menopauzën e hershme

Është gjetur një “lidhje e rëndësishme” mes menopauzës së hershme dhe infermierisë.

Sipas një studimi të ri, infermieret që rregullisht janë në ndërrime të natës janë në rrezik të kalojnë menopauzën herët, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e ndërrimeve të natës, nuk është vetëm menopauza e hershme.

Por, edhe sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, madje edhe problemet e kujtesës mund të shfaqen.

Studimi u krye në mesin e 80,000 infermierëve që punuan në ndërrime gjatë natës gjatë 22 viteve.

Hulumtuesit u përqendruan në infermieret që bënë të paktën tre turne brenda natës në një muaj.

Dr David Stock, i cili udhëhoqi studimin nga Universiteti i Dalhousie në Kanada shpjegoi: “Ky është studimi i parë në një lidhje midis ndërrimeve të natës  dhe moshës në menopauzë, dhe kemi gjetur një lidhje mes tyre”./Indeksonline/