75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

15-vjeçarja zë vendin e O’Connell, zgjidhet ambasadore për 8 mars

Erea Blakaj do të jetë Ambasadore e Britanisë në Kosovë për 8 mars në vend të Ruari O’Connell.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Britanisë në facebook, duke treguar se 15-vjeçarja është fituese e konkursit ‘Ambasadore për një ditë’, transmeton Indeksonline.

“Ajo që dua të ndryshoj si një vajzë e re në shoqërinë e sotshme është të heq qafe të gjitha stereotipet për një ditë. Një ditë të gjithë ne, burra dhe gra, do të bëhemi bashkë dhe të kujtojmë se të gjithë ne meritojmë të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi”, ka thënë Erea.

Erea që është nxënëse e klasës së nëntë të shkollës “Xhemail Mustafa”./Indeksonline/