Rita Ora sërish single, i jep fund lidhjes!
Rita Ora dhe Andrew Garfield duket se i kanë dhënë fund romancës.
Lidhja e tyre nisi në fillimin e këtij viti, ndërsa lajmi u përhap pasi u panë bashkë në Londër.
“Lidhja thjesht mbaroi. Janë të dy të mërzitur, por e kanë pranuar situatën dhe duan të vazhdojnë jetën e tyre”, është shprehur një mikesha e tyre kurse një person i brendshëm, ka zbuluar se gjatë muajit nëntor, Rita i ka treguar shoqërisë së saj gjithçka për njohjen me aktorin, madje në janar qarkulluan zëra se këngëtarja do ndërronte numrin, në mënyrë që asnjë nga ish-at e saj të mos e shqetësonte.

Megjithatë duket se ajo është fokusuar tek karriera, pasi sot planifikon ta lansoj këngën me titullin ‘Only Want You’,e cila pritet të rezultojë shumë e suksesshme./Indeksonline/
