75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj bën homazhe te Jasharajt: Kjo familje e ringjalli popullin tonë!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar, kanë bërë homazhe pranë varrezave të Jasharajve në Prekaz.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit tha se kjo familje bëri shumë për popullin shqiptar.

“Në shenj respekti për këtë sakrificë. Asnjëherë s’është e tepërt se vërtetë një familje u shuan në mënyrë që të ringjallet një popull i robëruar”, është shprehur ai. /Indeksonline/