75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Bllokoi veturat e tjera për 24 orë, ‘merimanga’ merr veturën në lagjen Tophane

Parkimi i veturave në hapësirat ku nuk duhet është e shpeshtë në Kosovë.

Një veture e parkuar keq në lagjen Tophane, ka bërë që afër 10 vetura tjera të mbesin të bllokuara.

Sipas një dëshmitari që ka dërguar foto në Indeksonline, për 24 orë nuk kanë mundur të lëvizin veturat e tyre për shkak të veturës së parkuar keq.

Kësisoj, ‘merimanga’ ka marrë veturën duke liruar hapësirën për të tjerat që të lëvizin./Indeksonline/