Dasma shqiptare që arriti 6 milionë klikime
Modelja e njohur, Alba Hoti dhe organizatori i shumë emisioneve në Radiotelevizionin 21, Milot Nuraj, në tetor të vitit 2017 i kanë dhënë fund beqarisë.
Çifti ka kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, teksa për këtë ditë speciale për ta, ata kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila po konsiderohet si njëra nga dasmat më të mira shqiptare.
Kjo dasmë është publikuar edhe në kanalin Youtube dhe deri tani ka arritur mbi 6 milionë klikime.
Me këtë shifër të lartë të shikueshmërisë, kjo bëhet dasma e parë shqiptare me këtë rekord klikimesh. Xhirimi i kësaj dasme është realizuar nga Laurat Gashi.