Ava Max lanson trailerin e projektit të ri
Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.
24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.
Pas këngës “Sweet but Psycho”, Ava po vjen me një projekt tjetër muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes llogarisë Instagram.
Kënga mbanë titullin “So Am I”, ndërsa tashmë është lansuar edhe traileri i klipit, që nesër vjen i plotë në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/