Kate Middleton tregon si është të jesh princeshë
Të qenët Princeshë, mund të jetë ëndrra e shumë vajzave të vogla, pse jo dhe të mëdha. Por ashtu si mund të ketë shumë privilegje, ka edhe protokolle që të ndalojnë shumë gjëra, apo të përcaktojnë sesi duhet të sillesh, të flasësh, të mbash duart apo të lyesh thonjtë. Këto i kemi me të lexuar, por sikur ta dëgjonim vetë nga goja e një Princeshe, se çfarë do të thotë të mbash një titull të tillë ?

Kate Middleton, gjatë vizitës së saj me Princin William në Irlandën e Veriut u përball me një turmë njerëzish dhe një vajzë e vogël shprehu interesin për të ditur sesi është të jesh një Princeshë. Sipas Valentine Low, gazetar në The Times, Kate u ndal për të folur më gjatë me Hannah Ritchie , një nxënëse shkolle e cila ishte duke shkuar një biografi për Dukeshën e Kembrixh, shkruan Living.

Në video, Kate shpjegon se të qenët Princeshë, i lejon asaj të ketë takime shumë interesante , me fëmijë si ajo dhe me të rinj të veçantë. Kate i pëlqen të punojë me njerëz kurajozë, të guximshëm dhe të aftë. Kate shprehu gjithashtu kënaqësinë që takoi atë vajzë të vogël që po shkruante një libër për Kate. Ajo nuk harroi gjithashtu t’i uronte shumë suksese.

Gjatë të njëjtin udhëtim Kate u pyet nëse ajo ishte duke konsideruar të paturit një fëmijë të katërt, por ajo u përgjigj në llogari të William duke mos dhënë përgjigjen e drejtëpërdrejtë se ç’mendonte ajo :”Unë mendoj se William do të ishte pak i shqetësuar.” Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë tashmë prindër të Princit George, 5 vjeç, Princesha Charlotte, 3 vjeç dhe Princi Louis, i cili është vetëm 10 muajsh.