Ushtrime në mëngjes apo mbrëmje, vendosni duke lexuar këto këshilla
Shpesh keni dilema se a më mirë të bëni ushtrime në mëngjes apo në mbrëmje.
Mirëpo, para se të merrni një vendim të tillë, lexoni përparësitë dhe mangësitë e të dyjave në mënyrë që të vendosni në mënyrën e duhur.
Lexoni përparësitë dhe mangësitë e të dyjave dhe vendosni vet se cilën kohë të kryeni ushtrimet.

Avantazhet e një stërvitje në mëngjes :
Një stërvitje hershme në mëngjes në stomak bosh ndihmon përshpejtimin e humbjes së peshës dhe rritë e nivelin e energjisë.
Të punuarit herët do të thotë që të merrni më shumë rrezet e diellit e cila është vendimtare në vendosjen e ritmit të brendshëm të qarkullimit të trupit.
Disavantazhet e një stërvitje në mëngjes :
Shumë prej nesh mund të ndihen të ngadaltë në mëngjes, trupi juaj mund të ndjehet i ngrirë në mëngjes.
Avantazhet e një stërvitje në mbrëmje :
Hulumtimet kanë treguar se ne ushtrojmë më shumë në mbrëmje, kështu që nëse jeni të qëndrueshëm, do të humbni më shumë yndyrë me kalimin e kohës. Në një studim tjetër ka konstatuar seushtrimi i 1 orë e gjysmë para gjumit ndihmon që ju të flini me shpejtë, më pak të zgjoheni natën dhe të keni disponim me të mirë.
Disavantazhet e një stërvitje në mbrëmje :
Për shkak të orarit tonë të zënë, mundësia për të gjetur kohë për të ushtruar mund të jetë e vështirë.
Pas një ditë pune të gjatë, mund të ndiheni shumë të lodhur për të ushtruar./Indeksonline/