75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Për dy muaj, ATK inkasoi 10.3 milionë euro tatime dhe 898 mijë € kontribute pensionale

Administrata Tatimore e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet për mbledhjen e borxheve tatimore.

ATK ka bërë të ditur se menaxhmenti ka marr vendim për intensifikimin e aktiviteteve tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime të pashlyera në ATK.

Tutje u bë e ditur se ky hap është ndërmarrë në procedurat ligjore të mbledhjes së detyrueshme, në momentin kur tatimpaguesit i tejkalojnë afatet ligjore për përmbushjen e obligimeve tatimore.

Për dy muajt e parë të vitit 2019, ATK ka inkasuar 10.3 milion euro tatime dhe 898 mijë euro kontribute pensionale, shkruan Indeksonline.

“Gjatë periudhës Janar –Shkurt 2019 bazuar në Ligjin Nr. 03/L – 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, janë zhvilluar shumë aktivitete operative me qëllim të mbledhjes së borxheve, duke njoftuar tatimpaguesit për obligimet që kanë. Dispozitat ligjore parashohin që për secilin tatimpagues i cili nuk u bindet kërkesave ligjore, të ndërmerren masa si vendosja e barrës tatimore, bllokimi i llogarive bankare, bllokimi i import-exporteve, ndalesa në Thesar, konfiskimi i pasurisë, ngritja e kallëzimeve penale dhe veprime të tjera ligjore”, u bë e ditur nga ATK.

Njëashtu u ritheksua se prioritet i ATK-së mbetet mbledhja e borxheve të reja dhe borxheve tjera të pa paguara, me theks të veçantë mbledhja e gjobave mandatare dhe konfiskimi i pasurisë, për tatimpaguesit që kanë borxhe të pa shlyera.

ATK ka inkurajuar tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet e përcaktuara me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, në mënyrë që të mos bëhen objekt i masave të mbledhjes së detyrueshme./Indeksonline/