Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës kishte paralajmëruar për sot dy seanca plenare, një të jashtëzakonshme dhe një tjetër të rregullt.
Mirëpo, edhepse seanca e jashtëzakonshme ishte paralajmëruar të nis nga ora 09:00, një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton Indeksonline.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë kuorumi kërkoi pauzë 15 minutëshe.
Seanca filloi me më shumë se një orë e gjysmë vonesë. /Indeksonline/