75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Buzëqeshja e njëjtë e Thaçit në 12 fotografi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kohët e fundit ka shpeshtuar takimet në zyrën e tij.

Ai po dekoron personalitete të shumta me çmime të ndryshme për kontributet e tyre dhënë para dhe pas luftës.

Por, një gjë që bie në sy gjatë ndarjes së dekoratave është qëndrimi i presidentit para fotoaparatit, raporton Indeksonline.

Një buzëqeshje dhe një qëndrim i njëjtë e ka përcjellë Thaçin në gjithsej 12 fotografi të bëra në raste të ndara e që ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

E vetmja që i dallon fotografitë e presidentit janë ndërrimi i rrobave solemne dhe i kollareve./Indeksonline/