Tayna kësaj here si zeshkane, nuk dështon me stil !
Këngëtarja që bëri bujë të madhe për një kohë shumë të shkurtër, Tayna, duket se nuk po ndalet duke suprizuar.
Ajo kësaj radhe ka ardhur si një zeshkane, pamje kjo që e ka ndarë me publikun në llogarinë e saj në ‘Instagram’ e duket se çdo stil i mundshëm i ka hije.
‘Po ku mos me kesh hajt’- ka shkruar Tayna në këtë postim.
Vërtetë që as Tayna nuk ka faj, karriera po i ecën shumë mirë e medoemos duhet të jetë e buzëqeshur.

Kujtojme që Tayna është duke realizuar disa projekte muzikore, e cila madje ka paralajmëruar që kjo verë do të jetë e nxehtë për të./Indeksonline/
