UEFA i njofton dënimin Diego Simeones për “topat” kundër Juventusit
UEFA i ka njoftuar dënimin Diego Simeones për gjestin e famshëm ndaj Juventusit.
Shtëpia e futbollit evropian nuk e ka suspenduar me asnjë ndeshje trajnerin argjentinas, por e ka gjobitur me dënim prej 20 mijë eurosh.
Pra, Simeone do të jetë në pankinë për ndeshjen kthyese në Torino.
Për “kapjen e topave”, Simeone kishte kërkuar falje pas ndeshjes duke thënë se nuk ishte e drejtuar për askënd, por ishte shenjë festë për skuadrën e tij./Indeksonline/
