I qeshur dhe me batuta, moderatori njofton live diagnostifikimin me kancer
Moderatori i njohur Alex Trebek ka ndarë një lajm të hidhur me fansat e e emisionit të tij. Drejtuesi i “Jeopardy”, i cili ka qenë fytyra e këtij program që nga 1984-ta, zbuloi që është diagnostikuar me kancer të fazës 4 në pankreas më herët këtë javë.
“Normalisht prognoza nuk është shumë shpresëdhënëse”- e filloi rrëfimin e tij Trebek-“ Por unë do ta luftoj këtë, dhe do vazhdoj të punoj. E me dashurinë dhe mbështetjen e familjes apo miqve të mi, dhe me ndihmën e lutjeve tuaja, dua ti mund statistikat e ulëta që kjo sëmundje ka për mbijetesë.”
Edhe pse lajmi që po jepte ishte shumë i rëndë, Alex qëndroi shumë pozitiv dhe i qeshur gjatë gjithë rrëfimit, ashtu siç ka bërë në të gjithë karrierën e tij në television, madje dhe bëri një batutë kur tha se duhet ta mposhte kancerin pasi kishte kontratë për ta drejtuar “Jeopardy” 3 sezone të tjera. “Më ndihmoni që ta kem gjithnjë shpresë dhe do ta fitojmë këtë betejë. Së bashku do ta realizojmë! Faleminderit.”
Nuk mund të mungonte as reagimi i fansave të 78 vjeçarit dhe ndjekësve besnikë të emisionit të tij, të cilët u shprehën kështu në Twitter:
“Lajmi i Alex Trebek është shumë i trishtë. Nuk e kam takuar kurrë por më duket si pjesë e familjes time.”