75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

​Nata e Zjarreve nëpërmjet fotografive

Epopeja e UÇK-së që fillon më 5 mars është përmbyllur sonte me Natën e Zjarreve.

Në Prekaz të Drenicës vendlindja e komandantit legjendar Adem Jashari janë ndezur flakadanët e lirisë të cilët simbolizojnë nisjen e luftës çlirimtare para 21 vitesh.

Në këtë vend më 5, 6 dhe 7 mars është zhvilluar njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën ka rënë heroikisht komandanti Adem Jashari, vëllai i tij Hamza,  dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari. /kp/