Qyteti i Lipjanit së shpejti me komunë të re
Komuna e Lipjanit së shpejti do të zhvendoset në objektin e ri.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar që është nënshkruar marrëveshja Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e objektit të ri të Administrates Komunale në Lipjan, transmeton Indeksonline.

Ndërtimi i objektit të ri do të kushtoj 2.5 milionë euro. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të kryetarit të Lipjanit.

Lajm i veçantë sot për qytetarët e Lipjanit
Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e objektit të ri të Administrates Komunale në Lipjan.
Komuna bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal do të investojnë rreth 2.5 milion euro në ndërtimin e objektit të ri të Administrates komunale.
Në hapësiren e barakave tashme të rrënuara do ndërtohet një objekt i ri me çasje me të lehtë dhe standarde të reja për shërbime administrative.
Urime qytetarëve të Lipjanit!
