75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Ava Max publikon projektin e ri ‘So Am I’

Një emër i ri shqiptar po synon sukseset në muzikën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për 24 vjeçaren, Ava Max e cila është gati ti pushtoj toplistat amerikane, shkruan Indeksonline.

Pas suksesit të madh që pati me këngën ‘Sweet but Psycho’ ajo ka publikuar projektin e saj më të ri.

Kënga e re nga këngëtarja shqiptare mban titullin ‘So Am I’ dhe është sjellur së bashku me videoklip.

Ky projekt tashmë gjendet në kanalin ‘YouTube’ dhe pritet të ketë suksesin e këngës së mëparshëm./Indeksonline/