Zbulohet data e publikimit të filmit të Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata ‘2 gisht mjaltë’
Ata janë miq shumë të mirë në realitet, por të dashuruar e të martuar në filmin e tyre të parë bashkë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, dhe komediani Ermal Mamaqi, kanë bashkuar forcat për një projekt filmik i cili tashmë ka edhe një datë lansimi.

Filmi i tyre i titulluar “2 Gisht Mjaltë”, lansohet në të gjitha kinëmatë shqiptare më 28 mars, ndërsa ata të dy vijnë për herë të parë si kolegë në një projekt filmik, sepse më parë kishin bashkëpunuar në muzikë.
Ky film do të shfaqet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni./Indeksonline/