Për festën e 8 Marsit, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nderon Nexhmije Pagarushën
Me rastin e festës së gruas, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi ka zhvilluar një takim me bilbilin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.
Në një postim të bërë në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë ata e kanë quajtur si diva e muzikës, shkruan Indeksonline.
“Ne nje dite te vecante, per nje person te veçante, nje buqete me lule e merituar, per diven e muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shendet e lumturi. Qemal Minxhozi”, kanë shkruar në njoftim Ambasada.
