75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Një aktore tjetër thotë se është përdhunuar nga Harvey Weinstein

Aktorja e njohur, Rose McGowan në një intervistë në ‘Sky News’ ka thënë se është përdhunuar nga regjisori i famshëm, Harvey Weinstein në vitin 1997.

Ajo gjatë intervistës është shprehur optimiste që Weinstein do të sillet para drejtësisë, transmeton Indeksonline.

“Ai ka qenë përbindësh në shpinën time për kaq shumë vite. Për kaq kohë ai pagoi njerëz në media për të shpifur sepse kurrë nuk kam nënshkruar një marrëveshje” u shprehë aktorja.

Weinstein ka qenë i akuzuar nga shumë aktore për përdhunim. Në qershor regjisori i njohur do të dal në gjyq./Indeksonline/