Punëtorët e Ujësjellësit nuk ndalen së punuari edhe në orët e vona
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ po vazhdojnë të punojnë për të sanuar defektin e tubit me diametër 600mm që është dëmtuar sot në mëngjes.
Në vizitë punëtorë i ka ardhur kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Amir Gashi i cili i inkurajoj ata për punën e palodhshme që janë duke e bërë, që qytetarëve që janë të lidhur me sistemin e Badocit të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

Defekti ne tub i ka lënë shumë qytetarë në Prishtinë sot pa furnizim me ujë./Indeksonline/
