Bebe Rexha uron 8 Marsin në mënyrë interesante
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha përveç talentit në muzikë, ajo veçohet edhe për kreativitetin e saj.
Këtë e ka dëshmuar edhe në festën e 8 Marsit. Ajo ka zgjedhur një mënyrë interesante për të uruar këtë festë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja ishte veshur në një veshje ngjyrë rozë, ku mbrapa shkruhej ‘Pretty in Pink’ , që në shqip përkthehet ‘E bukur në rozë’.
Bebe Rexha dukej mjaftë bukur në video, ku gjithmonë shumë pozitive. Së fundmi ajo lansoi këngën ‘Last Hurrah’ që u pëlqye nga publiku./Indeksonline/