Kriza e krimeve me thika në Londër, reagon aktori i njohur
Aktori me famë botërore nga Britania e Madhe, Idris Elba ka reaguar për kriza e krimeve me thika që po ndodh në Londër. Deri më tani 39 persona kanë vdekur këtë vit si pasojë e therjeve.
Në një video të postuar, Elba ka bërë një lutje për ata që po kryejnë krime me thika për të rishikuar veprimet e tyre, transmeton Indeksonline. |
46 vjeçari gjithashtu në video jep edhe statistika lidhur me krimet me thika.
“Krimi me thika nuk është i ri. Unë u rrita në vitet e 80-ta edhe në atë kohë kishte krime me tihka, mes zezakëve dhe të bardhëve. Kjo po prek të gjithë, ne po dukemi budallenj. Ju do të goditni të ardhmen tuaj, nëse shkoni e goditni dikë tjetër. Ju bëheni vrasës, shkoni në burg” u shprehë aktori i njohur. /Indeksonline/