Thaçi konfirmon takimin me zyrtarin amerikan, detajet do t`i shpalosë në Facebook
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka treguar se çfarë kanë biseduar me nënsekretarin amerikan, David Hale, njofton Indeksonline.
I pyetur nga Indeksonline, lidhur me detajet e këtij takimi, Thaçi ka thënë se ato do i shpalosë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Pas takimit në Rezidencën e Ambasadës së ShBA-së, liderët shtetëror janë mbledhur në një nga restorantet e kryeqytetit.
Se çfarë ka kërkuar zyrtari amerikan, pritet të shpaloset në një konferencë për media e cila do të mbahet gjatë ditës. /Indeksonline/