75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, motra e bën për spital vëllain

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshje, motra ka sulmuar vëllain i cili më pas është detyruar të marrë trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e tij e dyshuara femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/