De Ligt pritet të kaloi në Liverpool, idol i tij jetësor është Van Dijk
Mediat holandeze i kanë ndezur Liverpoolit alarmin për nënshkrimin e De Ligt.
Madje këtë nuk e ka mohuar as vetë futbollisti duke e lavduar skuadrën angleze. De Ligt ka thënë se idoli i tij jetësor është Virgil Van Dijk.
“Virgil është lojtar klasi me përvojë të madhe. Të luash përkrah tij është e dobishme për secilin futbollist. Kam luajtur me Holandën me të dhe kam mësuar shumë nga ai. E kam idol për mënyrën se si luan” ka thënë talenti i Ajaxit.
I pyetur për mundësinë e transferimit te Liverpoolit, De Ligt s’e ka mohuar këtë mundësi.
“Kjo mund të ndodhë. Më pëlqen Liverpooli, luan futboll të bukur. Tani jam i përqëndruar në Ajax dhe pasi të përfundoi sezoni, do të vendosi” ka thënë holandezi.
Mediat angleze raportojnë se Klopp është në negociata me Bayernin e Barcelonën për shitjen e Dejan Lovren në verë dhe ky pazar pritet t’i hap derën holandezit De Ligt për kalimin te Liverpooli./Indeksonline/