Dëshmitari tregon si ndodhi aksidenti fatal në Podujevë, ku vdiq një person
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në fshatin Shtedim të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur pasi dy automjete me orë po garonin mes vete, derisa njëra nga to u ndesh me murin, duke u ndarë përgjysmë, shkruan Indeksonline.
Dëshmitari Rexhep Maksuti ka treguar për Indeksonline se si ndodhi gjithçka, duke thënë se janë të shpeshta garat në këtë fshat.
Sipas tij, njëra veturë që po garonte ka ikur, derisa njëra u nda në gjysmë, pasi goditi për vdekje një person që po punonte diçka në oborrin e shtëpisë së tij.
Më poshtë rrëfimi i dëshmitarit nga ky fshat, sipas të cilit, nuk ka javë që në Shtedim nuk bëhen gara. /Indeksonline/