Borea 59:142 Bashkimi
Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat bindës 142:58 ndaj AFK Boreas.
Kampioni aktual ka pasur punë të lehtë me skuadrën pejane dhe së paku deri pas ndeshjeve të nesërme renditet në pozitën e katërt me 30 pikë derisa Borea është e fundit në tabelë me 22 pikë.
Ujkan Karanezi e Lamar Qofford me nga 26 pikë ishin më efikasit te Bashkimi, ndërsa Drilon Hajrizi e Steven Haney Jr kontribuan me nga 22 pikë. Në radhët e AFK Boreas u dalluan Ilir Shala me 22 dhe Aron Laja me 13 pikë.

