Tahiri: Së shpejti Kosova me Ligjin për Qeverinë, do të rregullohet edhe çështja e zv/ministrave
Kosova së shpejti do të ketë ligj për Qeverinë.
E tashmë vendi ynë e ka ligjin për organizimin dhe funksionalizimin e
administratës shtetërore dhe ligjin e pagave.
Koordinatori nacional për reforma, Besnik Tahiri, thotë për RTK se ligji për
Qeverinë parasheh në detaje rregullimin e të gjitha ministrive dhe
zv.ministrave.
Ai konsideron se është e palogjikshme që në zyrën e kryeministrit të jenë 700
punëtorë të agjencive të ndryshme, prandaj kjo çështje do të rregullohet me
ligj.
Reformat në Kosovë po vlerësohen si progres i lartë nga qeveritë dhe partnerët
më seriozë ndërkombëtarë.
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, theksoi ditë më parë se reformat të
cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen.
Ai njëkohësisht ri-konfirmon mbështetjen financiare të Qeverisë Gjermane për
Kosovën.
Edhe indeksi i Bankës Botërore e ka radhitur Kosovën të parën në Ballkanin
Perëndimor për cilësinë e procesit të polikë-bërjes në Qeveri. Ndërkaq në nivel
ndërkombëtar, nga 187 vende të botës Kosova renditet e 24-ta.