75 Mall Live Search
08:14 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Fejohet këngëtarja e njohur

Ikona e muzikës, Jennifer Lopez dhe ish bejsbollisti, Alex Rodriguez janë fejuar pas dy vitesh lidhje.

Çifti i njohur, kanë bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

“Ajo tha po” ka shkruar Alex në një fotografi ku shihej dora e Jennifer me një unazë të madhe fejese në dorë.

Të njëjtin imazh e ka publikuar edhe Jennifer Lopez në llogarinë e saj zyrtare në ‘Instagram’.

Në muajin shkurt çifti festuan dy vjetorin e lidhjes./Indeksonline/