Prishtina në Obiliq për të rrëzuar Llapin nga vendi i dytë, Feronikeli sfidohet nga Gjilani
Sot do të zhvillohen 4 ndeshje të javës së 22-të në Superligë. Feronikeli do të përballet me Gjilanin në Drenas për të kërkuar fitoren që e largon 5 pikë nga Llapi, i cili mposhti dje Trepçën 89.
Ndërsa Prishtina që për herë të parë këtë edicion humbi edhe vendin e dytë, do të mundohet që ta kthejë atë pozicion me një fitore kundër Kek-ut në Obiliq.
Për skuadrën nga kryeqyteti gjithçka tjetër përveç fitores do të ishte dështim dhe hap i madh mbrapa në luftë për titullin e kampionit.
Dy ndeshjet tjera që i takojnë luftës për ekzistencë janë Flamurtari – Ballkani dhe Liria – Drenica. Të gjithë duelet zhvillohen sot nga ora 13:30. /Indeksonline/