SKANDALOZE: Tifozët e paralajmëruan 24h më herët përleshjen dhe askush nuk mori masa
Para ndeshjes në mes të Vllaznisë së Pozheranit dhe Vushtrrisë që i takon Ligës së Parë të Kosovës ka ndodhur përleshje në mes të dy tifozërive “Tigrat” dhe “Forca”.
Një ditë para këtij dueli, tifozët e Vllaznisë, 24 orë më herët në rrjetin social facebook, kishin paralajmëruar mobilizim për anëtarët e tyre sepse përveç ndeshjes, do të ketë përleshje edhe mes dy tifozërive, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht kësaj askush nuk morri masa që kjo të parandalohej. /Indeksonline/
