Policia e Kosovës arreston 21 persona, shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një aksident me fatalitet, derisa shtatë të tjera kanë përfunduar me të lënduar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për të njëjtën periudhë kohore janë shënuar 19-të aksidente pa të lënduar, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve policia e Kosovës ka shqiptuar 1mijë e 172 tiketa trafiku, derisa ka arrestuar 21 persona.
Poashtu, në raport bëhet e ditur se në mbajtje janë përcjellur 11-të persona, kurse 4 të tjerë në vuatje të dënimit. /Indeksonline/
