Lekaj-serbëve: Nëse prisni seancën për rrëzimin e qeverisë, pritja do zgjasë deri në fund të mandatit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur “planeve” të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Ai ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, atëherë pritja do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.
“Prandaj, unë u bëj thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në Facebook.
Lista Serbe ka paralajmëruar sot se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës, nëse opozita i bën 51 vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.