75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea shpëton për një fije, ndalet nga Wolves

Chelsea ka barazuar në “Stamford Bridge” me Wolves me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premierligës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Raul Jimenez në minutën e 56-të.

Golin e barazimit “blutë” e arritën vetëm në minutën e dytë shtesë me anë të Eden Hazard.

Pas këtij barazimi, Chelsea është në vendin e gjashtë me 57 pikë, aq sa Arsenali në vendin e katërt dhe një më pak se United në vendin e katërt. /IndeksOnline/