75 Mall Live Search
17:12 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Besnik Qaka zgjedh në mes ushqimeve të nënës dhe vjehrrës

Solisti i grupit ‘Nrg Band’, Besnik Qaka sot ishte mysafir në emisionin “E diell”.

Këngëtari kosovar përveç karrierës së tij muzikore, ai foli edhe për jetën e tij private.

I pyetur nëse do të zgjidhte të hante gjellën e vjehrrës apo të nënës dhe këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë.

 “Mamanë e kam pak më të vjetër, vjehrrën e kam pak më të re, kështu që të them të drejtën vjehrra i bën disa specialitete më moderne që më pëlqejnë, por mamaja ime është pak më e vjetër dhe i bën disa specialitete më tradicionale”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Besniku është i martuar me Lolita Begollin, ndërsa janë edhe prindër të një vajze./Indeksonline/