75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që luan në Gjermani i prekur nga tragjedia në Gjilan

Futbollisti kosovar, Valmir Sulejmani ka ngushëlluar familjarët e personit që humbi jetën në aksidentin që ndodhi në Gjilan të enjtën.

Futbollisti i Manheim në “Regionalliga Sudwest” ka mbajtur fanellën ku shkruhet Gjilan në ndeshjen kundër Saarbrucken, shkruan Indeksonline.

“Ngushllime Familjes që humbën antarin e tyre në tragjedin e ndodhur në Gjilan , dhe ju uroj sherim sa më të shpejt të lenduarve tjerë”, ka shkruar Sulejmani.

23 vjeçari ka zhvilluar katër ndeshje me fanellën e Kosovës derisa ka qenë edhe anëtar i grupmoshave të Gjermanisë. /IndeksOnline/