75 Mall Live Search
20:12 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

2.6 milionë fëmijë në rrezik nga fruthi në Filipine

Gjatë vitit 2018 më shumë njerëz kanë vdekur nga fruthi në Filipine, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se rreth 2.6 milionë fëmijë mbeten në rrezik.

Shpërthimi i këtij virusi ka shkaktuar 261 viktima vetëm gjatë këtij viti dhe shumica e viktimave ishin fëmijë nën moshën pesëvjeçare, ka bërë të ditur Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

Kjo krahasuar me 202 vdekje të përgjithshme në 2018-ën.

Gjithashtu këto shifra paraqesin një rritje prej 547% krahasuar me vitin e kaluar.

“Është krejtësisht e papranueshme që fëmijët në vitin 2019 të vdesin nga fruthi”, tha Richard Gordon, kryetar i Kryqit të Kuq të Filipineve.

IFRC me Departamentin e Shëndetësisë së Filipineve, tani po synojnë të imunizojë të gjithë fëmijët e pavaksinuar në shtatë rajonet më të goditura gjatë 12 muajve të ardhshëm.