75 Mall Live Search
21:59 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Deshi të bënte ‘selfie’ me jaguarin, por kafshohet si mos më keq…

Një femër u sulmua nga një ‘Jaguar’ pasi ajo u ngjit mbi një barrikadë për të realizuar një ‘selfie’ me kafshën në një kopsht zoologjik.

Dëshmitarët thanë se e dëgjuan viktimën duke bërtitur për ndihmë, teksa u sulmua nga kafsha në kopshtin zoologjik ‘Wildlife’ në Arizona, transmeton Indeksonline.

Ajo kishte kaluar një pengesë për t’u afruar sa më afër jaguarit femër kur edhe u kafshua.

Ajo përjetoi dhimbje të mëdha dhe kishte gjakderdhje pas kafshimit./Indeksonline/