Mediat serbe: Këshilltarët e Merkelit po qëndrojnë në Kosovë, sonte arrijnë edhe në Beograd
Mediat serbe: Këshilltarët e Merkelit po qëndrojnë në Kosovë, sonte arrijnë edhe në Beograd
Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për Politika të Jashtme i kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg, u paralajmërua se do të qëndrojnë sot në Kosovë.
Edhe pse institucionet janë të heshtura lidhur me këtë vizitë, duke mos paralajmëruar as orarin et takimeve, mediat serbe tashmë kanë raportuar se ata janë duke qëndruar në Prishtinë dhe se në mbrëmje do të nisen për në Serbi.
“Pas vizitës në Prishtinë, sonte vonë ose nesër ata do të zhvillojnë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si përpjekje për të stabilizuar tensionet e ngritura në mes Beogradit dhe Prishtinës”, raporton Blic, transmeton Indeksonline.
Tutje të njëjtët kanë raportuar se ky takim është vendimtar kur flitet për të ardhmen e dialogut dhe marrëdhëniet e dy palëve.
Kjo vizitë e zyrtarëve gjerman zhvillohet pak ditë pas takimit që zyrtarët të rëndësishëm amerikan patën me krerët e Kosovës./Indeksonline/