Arrestohet kosovari në Shqipëri, vodhi 100 mijë lekë në tregun e Milotit
B.A., 46-vjeç, nga Mitrovica është arrestuar në Kurbin të Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka vjedhur 100 mijë lek nga një shtetas i Shqipërisë.
Policia e Shtetit specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Kurbin, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
“Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë. 57-vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë, shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij”, ka njoftuar Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale “Vjedhja” neni 134 i Kodit Penal./Indeksonline/