Ekzkluzive: Vojvoda flet për lëndimin, tregon a do të jetë gati për Kosovën
Mërgim Vojvoda u detyrua të largohet nga loja pas 26 minutave në ndeshjen kundër St. Truiden.
Mbrojtësi kosovar pësoi një lëndim dhe u zëvendësua nga Galitsois në ndeshjen që skuadra e tij, Mouscron barazoi 1-1.
Mirëpo në një prononcim për Indeksonline, 24 vjeçari ka thënë se rikuperimi do të zgjas vetëm një javë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kosovës.
“Dje e kam zgjatur pak muskulin por do të rikuperohem për një javë, nuk është rrezik. Do të jem gati për Kosovën”, ka thënë Mërgim Vojvoda.
Mbrojtësi i djathtë ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e Kosovës. /IndeksOnline/