75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Rezistenca e familjarëve që po u prishin shtëpinë në Tiranë, policja përlotet!

Arroganca e pushtetit të parasë ka nxjerrë sërish krye në Tiranë ku disa familje janë duke u dhunuar që prej mëngjesit në sytë e policisë dhe miliona shqiptarëve nga një grup përmbaruesish.

Këta të fundit, nën mbrojtjen edhe të Policisë së Shtetit janë duke gjuajtur me shkelma, kazma dhe leva portën e familjeve Llapaj dhe Dervishi, ndërsa pas derës gjenden disa gra, pleq dhe fëmijë që mbrojnë pronën e tyre.

Përtej vendimit të gjykatës, për të cilat kemi parë se si merren gjatë 30 viteve të ashtuquajtura demokraci, skena të tilla, ku kokëqethur të mbrojtur nga policia dhunojnë gra, pleq dhe fëmijë janë të turpshme për një vend që ëndërron Bashkimin Europian dhe botën e qytetëruar. /albeu.com/