Historia e dhimbshme e njeriut pa këmbë që luan tre sporte!
Kacey McCallister është një inspirim për të gjithë njerëzit. I ka humbur dy këmbët që në moshën gjashtë vjeçare por kjo nuk e ka ndaluar të bëj atë që dëshiron.
Së fundmi ai i ka mahnitur të gjithë kur ka përfunduar një maratonë vrapimi, transmeton Indeksonline.
Kacey i kishte humbur këmbët në moshën gjashtë vjeçare pasi që një kamionë kishte shkelur mbi to.
Mjekët ishin detyruar të ia amputonin. Përkundër kësaj, ai asnjëherë nuk kishte hequr dorë nga jeta.
McCallister pa dyshim është sinonim i përkushtimit. Ai është atlet në tre sporte: Basketboll, Kros dhe Mundje.
Ai ka fituar dy tituj në basketboll dhe ka arritur suksese në sporte të tjera.
Kacey është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Historia e tij është bërë virale në rrjetet sociale dhe po shihet si inspirim për të gjithë./Indeksonline/