Britania njëjtë si SHBA, kërkon përgjegjësi për dëbimin gylenistëve
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë përmes një komunikate gjatë ditës së sotme kërkoi nga autoritetet kosovare përgjegjësi për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turk.
Pro kësaj kërkese të ambasadës amerikane, ka dal edhe ambasada e Britanisë së Madhe, transmeton Indeksonline.
Ambasada amerikane në komunikatën e saj ka thënë se presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjet e Kosoves konsiderohet shkelje skandaloze e demokracisë.
Tutje ata kishin kërkuar transparencë në sektorin e sigurisë.
Ambasada e Britanisë së Madhe në njoftimin e saj është shprehur se institucionet e Kosovës duhet të jenë më të përgjegjshme./Indeksonline/